Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Lezhë, protesta te Eurofish, punonjëset konfrontohen me policinë
Punonjëset e stabilimentitEurofish në Lezhë kanë vazhduar sot sërish protestat për nënshkrimin e kontratave individuale dhe garantimin e rrogës minimale për cdo punëtor si dhe rikthimin e tre punëtoreve protestues në punë.

Sot në mëngjes protestuesit kanë vazhduar sot protestën para derës së stabilimentit, madje ka pasur konfrontime me policinë. Dy protestues janë dërguar në spital.

Punonjësit e Eurofish prej më shumë se 20 ditësh janë në protestë për plotësimin e kërkesave të tyre. Javën e kaluar, më 17 mars, 500 punonjëset e stabilimentitEurofish në Lezhë shtrinë protestën e tyre para Ministrisë së Bujqësisë ku kanë kërkuar nga Ministri Ruli që të ndërhyjë në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kërkojnë rritjen e pagës minimale në 19 mijë lekë në muaj, ndërkohë që Eurofish paguan me paga më të vogla nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë. Lidhjen e kontratave individuale dhe kolektive të punës si dhe mos pezullimin nga puna të 470 punonjëseve të Eurofishit që vazhdojnë grevën.
Shtuar më 21/03/2011, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori