Lezhë, prokurori rrihet nga i burgosuri
Pëlqej
Një burgosur i burgut të Shën Kollit rreh me grushta dhe shkelma prokurorin Ervin Beqiri. Pas incidentit, prokurori Beqiri bëri kallëzimin penal jo vetëm ndaj të dënuarit Mariglen Përgjini, por edhe dy gardianëve të cilët nuk vepruan për të shmangur ngjarjen.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi nisjen e hetimeve ndaj dy gardianëve që nuk kanë vepruar në sulmin fizik ndaj prokurorit, ndërkohë që shefi i sigurisë së burgut është arrestuar me urdhër të prokurorisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori