Lezhe, nje i vdekur nga shkembimi i zjarrit me policine
Albeu.com
Një person ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pas një shkëmbi zjarri në qarkun e Lezhës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Balldre ku një makinë me targa TR 7870 R në të cilën ndodheshin 4 persona nuk i është ndalur patrullës së policisë.Sipas informacioneve të para mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe personave më makinën me targa të kryeqytetit ka mbetur i vdekur një person identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ndërkohë mësohet se personat e tjerë që ndodheshin në makinë kanë mundur të largohen nga vendngjarja dhe forcat të shumta policie janë vënë në kërkim për kapjen e tyre.
Shtuar më 17/07/2010, ora 16:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori