Lëviznin pa frikë fare me drogë në makinë, arrestohen 3 shqiptarët
Tre persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa transportonin drogë me makinë.

Ka qenë kontrolli në mjet që ka zbuluar tre shqiptarët të cilët u kapën në flagrancë.

Njoftimi i policise

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.

•A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier.

• J.S., 37 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori