E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Lëviznin nëpër rrugë me furgonin plot me drogë, arrestohen shqiptarët (VIDEO)
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi janë kapur në flagrancë nga autoritetet me një furgon plot me drogë.

190 kilogramë marijuhanë dhe 3 mijë euro iu gjetën shqiptarëve në automjet, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur që të shtunë, por sot është bërë publike.

Policia kishte rënë në gjurmët e trafikantëve dhe i ndoqi për disa herë, derisa ata hynë në një shtëpi private.

Shoferi i automjetit të C.J, 26 vjeç, kur u ndalua shfaqi shenja nervozimi që shtuan dyshimet e policisë.

Situata u bë gjithnjë e më e qartë kur nga hapja dyerve nisi një erë e fortë e marihuanës.

Në fund policia arrestoi dhe një 28-vjeçar shqiptar dhe zbuloi 45 qese plastike që përmbanin marihuanë me peshë 188 kg.
Shtuar më 02/10/2018, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori