Lëviznin nëpër qytet me makina të vjedhura, si e pësuan dy të rinjtë
Duket se përvecse i vidhnin automjetet dy të rinj edhe qarkullonin lirshëm me to nëpër qytet.

Dy të rinjtë janë proceduar penalisht nga Prokuroria e Sarandës ditën e djeshme. .

Pas ndalimit të 31-vjeçarit me inicialet A.R, “Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin A.R, vjeç 31, banues në Sarandë, pasi nga verifikimi në sistem mjeti tip “Smart” rezulton i vjedhur. Neni 141/a i Kodit Penal”.

Ndërsa shtetasi i dytë i proceduar është një 25-vjeçar nga Librazhdi, “Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin K.K vjeç 25, banues në Librazhd, pasi nga verifikimi në sistem mjeti tip “Benz”, rezulton i vjedhur. Neni 141/a i Kodit Penal”. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori