Lëviznin me eskortë, shkatërrohet banda e drogës në Përmet
Një tjetër operacion antidrogë është përfunduar me sukses në Përmet. Policia bën me dije se janë kapur dhe sekuestruar 88 kg lëndë narkotike.

Policia ka vënë në pranga 4 shtetas Jurgen Bezati, 23 vjeç, Rei Çibuku, 22 vjeç, Zhulien Bezati, 27 vjeç, Maldit Bezati, 24 vjeç banues në Përmet.

Shërbimet e Policisë së Komisariarit të Policisë Përmet dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".

Si rezultat i operacionit "Fundjava", të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër, në rrugën nacionale Këlcyrë - Përmet, në vendin e quajtur "Kthesa e Frashërit", në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues shtetasin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë.

Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.

Njoftimi i policisë

PERMET - Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar "Fundjava"

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikësh.
Sekuestrohen 88 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Përmet në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.
Shërbimet e Policisë së Komisariarit të Policisë Përmet dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".

Si rezultat i operacionit "Fundjava", të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër, në rrugën nacionale Këlcyrë - Përmet, në vendin e quajtur "Kthesa e Frashërit", në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues shtetasin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë.

Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Jurgen Bezati, 23 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.
Rei Çibuku, 22 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.

Zhulien Bezati, 27 vjeç, banues në fshatin Piskovë, Përmet.
Maldit Bezati, 24 vjeç, banues ne fshatin Piskovë, Përmet.
Lënda narkotike dhe dy automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 283\2 dhe 25 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 28/05/2017, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori