Lëviznin me armë në brez, arrestohen dy "të fortët" nga Shkodra
Policia ka vënë në pranga dy shkodranë pasi u kapën me 2 armë pa leje, e llojit “Pistoleta”.

Nga shtrukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në kuadër të Plan Veprimit “për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që i mbajnë në banesë, kapjen e personave në kërkim”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, në akset rrugore apo në banesa të dyshuara, gjatë 24 orëve të fundit u evidentuan dhe u goditën 2 raste të “Armëmbajtjes pa leje”.

Në këtë kuadër u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Afrim Daku, 50 vjeç, banues në fshatin Dobraç në Shkodër, pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me të cilin po lëvizte, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë “SIG SAVER P250”, me krehër me fishekë.
– Anton Plepi, 21 vjeç, banues në fshatin Bardhaj në Shkodër, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë “Zastava”.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 29/06/2017, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori