Lëviznin me armë në brez, arrestohen dy të “fortët” e Vlorës
Policia ka vënë në pranga dy të rinj në Vlorë. Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 03:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë, janë kapur dy persona të cilëve u janë gjetur në trup 2 pistoleta të llojit "TT", pa leje.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të:

Paris Sulejmani, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Olsi Koçeli, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy persona rezultojnë të shpallur në kërkim dhe me masë sigurie "arrest në burg" për "vrasje me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "prodhim dhe mbajtje pa lejearmëve luftarake dhe municioneve" në ngarkim të Paris Sulejmanit.

Ndërsa Olsi Koçeli kërkohej për “plagosje të rëndë nga pakujdesia" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa lejearmëve luftarake dhe municioneve". /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori