Sekustrohen 2 tonë drogë në Spanjë, mes të arrestuarve dhe një shqiptar

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2000 kilogramë kokainë në një anije, e cila po shkonte në brigjet e Galicisë.

Mediat spanjolle raportojnë se në lidhje me ngarkesën kanë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe një shqiptar, përfaqësues i organizatës që planifikonte të nxirrte ngarkesën në breg dhe kapiten i mjetit lundrues.

Droga, e cila i përket klanit ballkanik, është e njëjtë me 9.5 tonët e kapur në Algeciras. Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe emrat e personave të arrestuar.


Shtuar 13.09.2023 10:12