Lëvizja “Vetëvendosja” zhvilloi protestën kundër UNMIK-ut
Albeu.com
Lëvizja “Vetëvendosje” zhvilloi protestën e paralajmëruar para selisë qendrore të UNMIK-ut kundër rezolutës 1244 dhe misionit të UNMIK-ut në përgjithësi. Protesta ishtë e qetë dhe pa incidente.Protestuesit kanë kërkuar nga UNMIK-u që të largohet sa më shpejt nga Kosova si dhe të lejojë që popullit të Kosovës ti njihet e drejta për vetëvendosje. Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka kritikuar qeverinë e Kosovës, për keqpërdorim të djersës së popullit kurse UNMIK-un dhe AKM-në i ka quajtur keqmenaxhues të pasurisë së Kosovës. Edhe kryetari i LPK-së Emrush Xhemajli, i pranishëm në protestë, ka kërkuar përfundimin e misionit të UNMIK-ut dhe të drejtën për vetëvendosje. Ndërkohë që Kurti i ka bërë thirrje protestuesve që ditët e ardhshme të vendosin tabela para UNMIK-ut me qëllim që të bllokohet ky institucion. Tabelat me parulla janë vendosur që sot në dy hyrjet e UNMIK-ut.. Demonstruesit u shpërndanë të qetë. rtk
Shtuar më 08/06/2006, ora 16:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori