Lëvizja e popullsisë, PS kërkesë për komision hetimor
Partia Socialiste ka dorezuar sot kerkesen per ngritjen e komisionit hetimor lidhur me shtesat që i janë bërë popullsisë në disa komuna të qarkut të Kukësit.



Kerkesa i drejtohet kryetares së Kuvendit dhe ka si objekt “ngritjen e një komisioni hetimorKuvendit për hetimin e veprimtarisë së organeve shtetërore mbi lëvizjen e popullsisë në disa njësi vendore të qarkut Kukës gjatë periudhës qershor–nëntor 2012”.


Qëllimi i këtij hetimi, sipas deputetëve socialistë, është “sqarimi i fenomeneve të dala nga zbatimi i keq i ligjit, identifikimi i përgjegjësive nga organet apo personave zyrtarë përkatës, analizimi i gjetjeve për të përgatitur rekomandimet për ndërhyrje ligjore e administrative për parandalimin apo dhe eliminimin plotësisht të tyre në të ardhmen”. /albeu.com/

Shtuar më 12/12/2012, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori