Në një njoftim për shtyp “Lëvizja
Nano” ka sulmuar kryeministrin
Berisha, i cili, sipas drejtuesve të kësaj lëvizje, po përdor presidencën e radhës së Këshillit të Europës si sukses personal, duke shmangur në këtë mënyrë, siç thuhet më tej, përgjegjësitë në dështimet e njëpasnjëshme në
integrimin e Shqipërisë në BE.
Shefi i qeverisë konsiderohet si përgjegjësi kryesor i krizës ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Sipas kësaj lëvizjes, shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të tillë të dështuar, i cili, siç thuhet mes radhëve, vendos pushtetin e tij përballë atij të qytetarëve.
Në përfundim theksohet se kjo lëvizje do të synojë bashkimin e së majtës dhe drejtimin e saj në fitoren e zgjedhjeve të 2013-ës.
Shtuar më 28/06/2012,
ora 22:07