HISTORIA/ Biznesi shkatërrues i Cristiano Ronaldos për shkak të Donald Trump (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo është i gatshëm të humbasë një milion euro nëse në këtë mënyrë arrin të shesë pronën e pakëndshme që bleu në 2015 e vendosur në Kullën Trump në Neë York, shkruan Albeu.com.

Në fakt bëhet fjalë për një hyrje që është në pronësi të Donal Trump, në New York. CR7 e bleu në vitin 2015 rreth 15 milion euro.

Blerja erdhi para se Donald Trump të bëhej president i Shteteve të Bashkuara në vitin 2016, por prona ka shkaktuar vetëm probleme.

Nga njëra anë, ka qenë duke duruar presionin e medias për disa kohë për të hequr qafe apartamentin me tre dhoma gjumi të vendosura në 721 Fifth Avenue, dhe përveç kësaj, vlera  ka qenë në rënie të konsiderueshme.

Sipas The New York Post, Ronaldo e nxori pronën e pakëndshme në shitje në 2019 për më pak se gjysmën e parave që e bleu, rreth 9 milion dollarë, por pa ndonjë ofertë dhe në mes të një pandemie, futbollisti është detyruar të vazhdojë të ulë çmimin.

Në fakt, çmimi i shitjes që shfaqet që prej 19 majit është “vetëm” 7.75 milion dollarë, pak më shumë se 6 milion euro, kështu që nëse bëhet një ofertë, biznesi do të ishte më shumë se shkatërrues, kur kujton që portugezi e bleu plot 15 milion euro.

Sipas revistës Forbes, humbja është më se e pranueshme. Por Cristiano nuk i pëlqen të humbasë në asnjë fushë të jetës së tij, as në investimet dhe bizneset e tij. /albeu.com/


Shtuar 15.06.2021 15:17