E FUNDIT/ Përplasjet me KED, Meta dekreton Marsida Xhaferllarin për në Kushtetuese
“Lëviz Albania”, shpallen fituesit e ideve në rajonin e Shkodrës
“Lëviz Albania” pas dy ditësh prezantime të projekteve dhe ideve nga Organizatat Jofitimprurëse dhe njerëzve të ndryshëm, shpalli fituesit e fazës së parë të këtij konkursi idesh për rajonin e Shkodrës. Siç edhe u njoftua ky është një proces, që do të shtrihet edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Gjatë këtij eventi u prezantuan 30 aplikime para Bordit të Granteve, janë përzgjedhur 15 OJF dhe individë, që kishin paraqitur projektidetë e tyre, për të vijuar më tej këtë garë.

Drejtori ekzekutiv i “Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Andi Dobrusha, tha se “janë përzgjedhur ato projekte, të cilat shkojnë drejtpërdrejt në shërbim të qytetarit, duke shmangur projekte që kanë të bëjnë me trajnime apo tryeza të rrumbullakëta”.

“Ka qenë një proces tejet i gjatë, kanë aplikuar mbi 230 organizata. Kjo tregon interesin shumë të madh të këtyre organizatave për një nivel projektesh të tilla. Ky është një projekt 4-vjeçar, kështu që ky është vetëm fillimi dhe besoj se, edhe me ndihmën e medias ne do të kemi mundësi të thellohemi edhe më shumë, për ta promovuar si projekt”, tha Andi Dobrusha, drejtor ekzekutiv i “SOROS”-it, transmeton Top-Channel.

Projekti “Lëviz Albania - Demokracia vendore në veprim” është një organizim, që nëpërmjet financimit të projekteve të ndryshme synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri.

“Lëviz Albania” funksionon me buxhet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe zbatohet nga një konsorcium i 3 organizatave shqiptare: “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Co-Plan” dhe “Partnerët shqiptarë”./Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2016, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori