Lëviste me armë pa leje në Tiranë, kapet “bossi” nga Tropoja
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar nga Tropoja pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Bylbyl Halili.

Gjatë kontrollit të tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Automjeti i markës Porsche Panamera.

– Pistoletë e markës “Glock”me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishek kalibër 9 mm.

– 2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro.

– 55.500 lekë të reja.

– Një telefon i markës Blackberry.

“Arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Bardhyl” nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm”- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2017, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori