Lindi në kohë koronavirusi, prindërit i vendosin foshnjës emrin Dezinfektant

Një çift prindërish në Indi kanë vendosur që fëmija i tyre i porsalindur t’i kujtojë gjithmonë periudhën e koronavirusit dhe masat e sigurisë që kemi marrë për të shmangur Covid-19.

Prindërit e rinj indianë i vunë emrin Dezinfektues bebit të tyre.

Ata thanë për “Kidspot” se morën këtë vendim pasi dezinfektuesi ka aftësinë që të luftojë virusin.

“Sa herë që njerëzit të flasin për koronavirusin, do të kujtojnë se dezinfektuesi i shpëtoi”, tha babai Omvir Singh.

Këta nuk janë personat e parë në Indi që i vënë një emër që ka lidhje me koronavirusin fëmijës së tyre, pasi një nënë e re që lindi binjakë i quajti Corona dhe Covid foshnjet e saj.


Shtuar 20.04.2020 10:55