Letra prekëse e nënës: Dy fjalë për doktorin që më këshilloi të abortoja (FOTO LAJM)

Pëlqej
Courtney Baker zbuloi se fëmija që ajo mbante në barkun e saj ishte me sindromën Doën.

Tani që vajza e është pranë saj, ajo i ka shkruajtur një letër mjekut, i cili e këshilloi atë të bëjë abort.

"Vajza jote është Doën, të këshilloj të bësh abort", janë fjalët që mjeku i ka shqiptuar nënës së re australiane Courtney Baker.

Por, Courtney së bashku me bashkëshortin vendosën që ajo të mos e ndërpresë shtatzëninë. Tashmë që Emmy bëri 15 muaj, nëna i shkroi një letër mjekut:

Letra e plotë

I dashur Doktor,

Unë kam ardhur tek ju gjatë periudhës më të vështirë të jetës sime. Isha e tmerruar, e shqetësuar, e zhgënjyer.

Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort.

Ju më pyetët mua dhe partnerin tim në qoftë se ne e kishim kuptuar se si vajza jonë me sindromën Doën do të ulte cilësinë e jetës sonë.

Na sugjeruat që të rishqyrtojmë vendimin tonë për të vazhduar shtatzëninë. Periudha më e vështirë e jetës sime, për shkak se ju nuk e thatë kurrë të vërtetën. Vajza ime e vogël ishte e përsosur.

Unë nuk jam e zemëruar. Unë jam vetëm e trishtuar. Unë jam e trishtuar sepse jeni tmerrësisht i gabuar kur thoni se një fëmijë me sindromin Doën mund të përkeqësojë cilësinë e jetës sonë.

Dhe unë e kam zemërën të thyer në mendimin që ju mund ta thoni edhe sot, për një nënë. Por më së shumti unë jam e trishtuar për faktin se ju kurrë nuk do të keni privilegjin të dini për vajzën time, Emersyn.

Sepse, Emersyn jo vetëm përmirësoi cilësinë e jetës sonë, por ajo ka prekur zemrat e qindra njerëzve. Ajo na dha një vendosmëri dhe gëzimin që janë të pamundura për tu përshkruar.

Ajo na dha buzëqeshjet më të mëdha, të qeshura, puthjet më të ëmbëla që kam marrë ndonjëherë. Ajo ka hapur sytë e mi për bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.

Lutja ime është kur të shihni fëmijë të tjerë me Sindromin Doën strukur në barkun e nënës më mbaj mend mua dhe thoni: "Fëmija juaj është absolutisht e përsosur." /albeu.com/

Shtuar më 16/12/2017, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori