Letra e plotë e BG&R për qeverinë e Serbisë
Albeu.com
Kompania amerikane BG&R angazhohet që për 60 mijë USD në muaj të krijojë lobing në mënyrë që të pengohet pavarësisa e Kosovës. Kontrata nis në 1 janar 2006 dhe përfundon më 31 dhjetor 2006.Gazeta Shqiptarebotoi sot tekstin e marrëveshjes së ofruar nga BG&R për kryeministrin e Serbisë, Koshtunica.

Lanny Griffith
Drejtues ekzekutiv
17 nëntor 2005
Për: Mr.Aleksandar Simic
Kabineti i kryeministrit
Republika e Serbisë
11 Nemanjina,
Beograd, Serbi-Mal i Zi
Cc: Mr. Srdjan Djuric
I dashur z.Simic
Ne jemi të nderuar t’i paraqesim qeverisë së Serbisë këtë plan-propozim që paraqet pikat kryesore në të cilat Barbour Grifith & Rogers mendon t’ju ndihmojë ju në politikën e jashtme veçanërisht në diskutimet për të ardhmen e Kosovës.

Barbopur Grifith & Rogers LLC (bgrdc.com)
BGR është një kompani lobiste e angazhuar në çështjet që dominojnë politikën amerikane. Firma është e specializuar në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive lobiste për të mëbshtetur apo përcatuar aktivitetet legjislative në nivel ndërkombëtar dhe shtetëror. Këto shërbime ndahen në tre kategori; 1. lobim i drejtpërdrejtë nëpërmjet përcaktimit të kontakteve personale me vendimmarrësit në nivelin legjislativ dhe egzekutiv të qeverisjes shtetërore dhe federale; 2. zbulim dhe monitorim i zhvillimeve legjislative dhe rregullatore; 3. planifikim dhe zbatim i aktiviteteve publike shtesë nëpërmjet përpjekjeve lobiste.
Praktika jonë ndërkombëtare (Barbour and Griffith International) mbulohet nga ambasadori Robert D. Blackëill. Pas shërbimit si ambasador në Indi në vitet 2001-2003, Blackëill punoi në Shtëpinë e Bardhë si ndihmës assistent i presidentit dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare për planifikimet strategjike. Blackëill ka një karrierë të shkëlqyer në shërbimet publike në Universitetin e Harvardit.

Qëllimi i punës:
Puna jonë në emër të Qeverisë së Serbisë do të përqëndrohet në zhvillimin e një strategjie për të paraqitur interesat e Serbisë në diskutimet e ardhshme për statusin e Kosovës. BGR do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë një ekip profesionistësh me përvojë që do të mbështesin qeverinë me ekspertizë në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet publike.

Zhvillimi i strategjisë
Ekipi i BGR-së do të punojë së bashku me zyrtarët e përcaktuar nga qeveria serbe dhe zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë për të përcaktuar rrugën për jë progres të suksesshmë të interesave serbe edhe në arenën ndërkombëtare. Ekipi I BGR-së do të sigurojë këshillim dhe konsuitime për çështjet që do të ngrihen gjatë negociatat të sposorizuara nga OKB-ja.

Dega ekzekutive
Presidenti dhe sekretarja e shtetit kanë ndikimin më të madh në përcaktimin e pozicionit amerikan në këtë proces. Brenda këtyre zyrave, do të jetë shumë e rëndësishme të ndikohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e Departamentit të Shtetit si dhe ambasadorët në OKB. Është shumë e rëndësishme që pikëpamjet dhe opinionet e qeverisë serbe të dëgjohen nga dega ekzekutive për të arritur një zgjidhje që nuk shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë e Malit të Zi.

Kongresi
Ka interes themelor në Kongresin amerikan lidhur me diskutimet për statusin e ardhshëm të provincës. Shumë prej zyrave të Kongresit kanë marrë deri dhe informacione të gabuara për situatën. Pikëpamjet e qëeverisë për çështjet e sovranitetit, decentralizimin dhe repsektimin e të drejtave të minoriteve duhen dëgjuar. Ndërsa, Serbia Caucus, një grupin bipartizan jozyrtar i kongresmenëve të interesuar apo të lidhur me Serbinë ofron një bazë të mirë për të punuar. Përpjekjet duhen zgjeruar për të rritur mbështetjen e Kongresit për pozicionin e Qeverisë së Serbisë. BGR do të përqëndrohet në komitete të rëndësishme si Komiteti për Marrëdëniet Ndërkombëtare dhe Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. BGR do të përdorë përvojën e saj të jashtëzakonshme duke punuar me udhëheqjen për të siguruar se ata do të jenë në dijeni të pozicionit serb për bisedimet e statusit përfuindimtar.

Fushata e Marrëdhënieve Publike
BGR është e specializuar në strategjitë e lobingut dhe komunikimit për qeveritë dhe bizneset që kërkojnë ndihmë nënlidhje me proceset vendimarrëse politike dhe ekonomike të SHBA-së, në promovimin e zhvillimit të biznesit ndërkombëtar dhe dhe analizimin e efekteve për klientët e trendeve të politikave kryesore të jashtme. Ekipi i BGR-së zotëron përvojën në fushën e e politikave publike, vizionin strategjik, një rrjet të veçantë lidhjesh me Uashingtonin si dhe angazhimin mes biznese dhe qeveritë në të gjithë globin.
BGR do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë ndihmë në organizimin e fushatës te liderët e politikës dhe opinionit në Uashington në favor të saj lidhur me zhvillimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe progresin, duke krijuar kështu pozicionimin e Serbisë në bisedat për Kosovën. Ekipi i BGR-së do të punojë me Qeverinë e Serbisë për të qenë në krye të ciklit të ri për të mbajtur në vëmendje angazhimin e Serbisë për të vepruar si partner i përgjegjshëm dhe për të mos lejuar që për çështjet të ketë keqinformime apo ngjarje të papritura.
Ekipi i BGR-së
Të gjitha burimet e kompanisë sonë do të jenë në dispozicionin tuaj në momentin kur ne do të marrim këtë punë përsipër. Ne kemi përcakuar një ekip profesionistësh që do të përqëndrohen në këtë angazhim. Unë do të drejtoj ekipin, ndërsa ritheksojmë ekëspertizën e ambasadorit Robert Blackëill dhe profesionistëve të tjerë të firmës.

Termat, pagesat dhe shpenzimet
Për shërbimet, Qeveria e Serbisë duhet t’i paguajë një pagesë mujore prej 60 mijë dollarësh në muaj BGR-së, duke nisur nga 1 janari 2006 deri në 31 dhjetor 2006. Përveç kësaj, qeveria e Serbisë duhet të vjerë dakord për të rimbursuar BGR-në për shpenzimet e zakonshme si ato të telekomunikacionit, printimet, fotokopjet dhe shpenzime të tjera. BGR duhet të rimbursohet edhe për trasportin jolokal, ushqimin dhe aktivitetet e tjera, të cilat duhet të autorizohen në avancë nga ju.

Faturimi
BGE do t’i faturojë Qeverisë së Serbisë kërkesat për pagesat profesionale në avancë. Fatura e parë prej 180 mijë dollarësh do të dërgohet më 15 dhjetor 2005. Kjo duhet të paguhet me nisjen e kontratës më 1 janar 2006. BGR do të paraqesë më pas fatura në ditën e fundit të çdo muaji për shpezimet gjatë aktivitetit.

Fshehtësia
BGR e kupton se gjatë paraqitjes, do të jemi përgjegjës për informacione, praktika apo politika që ju doni t’i mbani të fshehta. BGR ruan fshehtësinë dhe nuk zbulon informacionet periudhën e kontratës apo përmbajtjen e saj, ashtu siç e parashikon ligji.
Shpresoj se është e qartë që mezi presim të paraqesim interesat e vendit tuaj në fushatën e ardhshme. Nëse keni pyetje, ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni.
Sinqerisht, Lanny Griffith

Burimi: Gazeta Shqiptare/albeu.com
Shtuar më 13/01/2006, ora 14:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori