Arta
Dade është kthyer në një ndër kritiket më të mëdha të kryeministrit Edi
Rama.
Së fundmi ajo ka komentuar letrën e dërguar nga
ministret e qeverisë
Rama drejt Hollandës në Abc news.
Sipas ish-ministres Arta Dades, kryeministri Edi
Rama luan me përfaqësimin e grave.
Dade tha se
ministret femra nuk mund të flasin në emër të të gjithëve pasi në vetvete janë vetëm gjysma e qeverisë.
“Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet.
Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë.
Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për gratë”, tha
Dade, e cila shtoi se do të donte që
ministret femra të merrnin një nismë ligjore për të mbrojtur gratë në shoqëri./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2019,
ora 20:33