Britania e Madhe hap kufijtë për Serbinë, Kroacinë dhe Greqinë, çfarë do të ndodhë me shqiptarët?

Britania e Madhe vendosi të heqë karantinën 14 ditore, të detyrueshme deri më tani për personat që mbërrinin nga jashtë, por kjo nuk i prek të gjithë ndërsa pjesë e vendeve që nuk përfitojnë nga kjo është edhe Shqipëria.

Nëse deri tani ishte rregulli që shtetasit e huaj të karantinoheshin 14 ditë, për një listë shtetesh Britania ka vnedosur që duke nisur nga 10 korriku, udhëtarëve nuk do t’i duhet të qëndrojnë për dy javë të izoluar.

Ndërkohë, në rajon, Serbisë, Greqisë dhe Kroacisë i është hapur drita jeshile, ndërsa Shqipëria mbetet jashtë bashjkë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Britani është ndër vendet e fundit në Europë që mori masa izoluese pas shfaqjes së koronavirusit, ndërsa është kthyer në një nga vendet më strikte sa i përket hyrjeve dhe daljeve nga vendi.


Shtuar 3.07.2020 15:54