LETRA/ Balla “kërcënon” Shkëlzen Berishën: Dëshmo të hënën në komision ose…
Kreu i Komisionit Hetimor për CEZ-in, Taulant Balla i ka derguar nje shkrese zyrtare djalit te ish¬kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha, pasi seanca e kaluar ku ai do te deshmonte deshtoi.

Në shkresë thuhet se Shkëlzen Berisha duhet të paraqitet në komision ditën e hënë, në orën 17:00, ose në të kundërt do të shoqërohet me polici.

Cfare ndodhi seancen e kaluar

Shkëlzen Berisha, djali i ish¬kryeministrit Sali Berisha, u paraqit për herë të parë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen “CEZ”. Ai nuk ka pranuar dje të betohet para Taulant Ballës, duke e quajtur atë si “shpifës” të dënuar me vendim gjykate.

Për disa herë me radhë, Balla ka kërkuar që Shkëlzen Berisha të pranojë të betohet, por ky i fundit ka deklaruar se ishte i gatshëm të dëshmonte para të gjithë deputetëve të PS¬së, përveç Ballës.

Mbledhja është shoqëruar me tone të larta, teksa deputetja e PD-së, Liljana Elmazi, është hedhur në mbrojtje të dëshmitarit, duke e quajtur Ballën si “të çmendur” dhe “psikopat”.

Kryetari i Komisionit e ka mbyllur mbledhjen, duke thënë se dëshmitari do të paraqitet sërish, deri kur të pranojë të betohet./Albeu.com/

Shtuar më 04/02/2017, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori