Letër nga Belgjika për Edi Ramën: Ke dështuar
Kundër ligjit të importit të plehrave në Shqipëri nuk u protestua vetëm në Tiranë, por edhe në qytete e kryeqytete të Evropës kudo ku jetojnë shqiptarë.

Rasti konkret është i një 32-vjeçareje nga Vlora që jeton në Belgjikë. Ajo ka shkruar një letër për Kryeministrin Edi Rama në shenjë protestë kundër importit të plehrave, në pamundësi për të qenë në protestën e sotme në Tiranë.

Në letrën dërguar “Nismës Thurrje”, vajza fajëson Edi Ramën për largimin e shqiptarëve nga vendi dhe thotë se në postet kyçe të qeverisjes janë vendosur persona të paaftë dhe të korruptuar.

Letra e 32-vjeçares që jeton në Belgjikë:

Unë quhem Eliza jam një 32 vjecare nga Vlora, kam kryer studimet universitare në Itali dhe prej një viti jetoj Belgjikë.
Duke qenë se e kam të pamundur të jem në protestën e organizuar në Tiranë kundër importit të plehrave, kjo është protesta ime modeste në mbeshtetje të Shoqërisë Civile në Shqipëri!
Ekspozitë me titull: “Kur të shkruhet emri në koshat e Evropit”

Duke qënë se kryeministri ynë i ka qejf ekspozitat nëpër botë unë po i dedikoj një të vogël por të vlefshme, mjaftueshëm për të kuptuar që nuk mund të trajtojë të rinjtë shqiptare si injorat dhe sharlatan.

Për të rinjtë Shqipëtar:- Mos lejoni askënd t’ju thoje që ju nuk vleni, që jeni injorantë e dembel. Mos lejoni askënd t’ju devijoje nga objektivi që keni vendosur. Mos kini frikë të kërkoni të drejtat tuaja!

Respektoni idetë politike të njëri-tjetrit por kujtohuni “Shëndeti Është Parësor”.

Organizatat e strukturuara kriminale (Mafjet) kane vetëm një objektiv “ Pushtenin dhe pasurimin me cdo mjet.”
Mos Harroni! Mafjet Luftohen Vetëm Duke Ndenjur të Bashkuar!

Për AKIP: Ju falenderoj përzemërsisht për punën tuaj të palodhur gjatë gjithë këtyre viteve!
Mos u Dorëzoni!

Për kryeministrin Shqipëtar Z. Edi Rama: – Ke dështuar!
Ti je shkaktari i largimit të të rinjve nga Shqipëria! Ti me qeverisjen tënde të dështuar ke krijuar një shtresë skllevërish “azilantët”që janë në rrezik të vazhdueshëm nga Mafjet në shtete të ndryshme të Evropës. Të rinjtë shqiptarë kanë braktisur familjet e tyre dhe luftojnë për bukën e gojës dhe sigurimin e një strehe ku të kalojnë natën, pa mbështetje, pa dokumenta, pa sigurim shëndetsor në dorë të shfrytëzuesve të punës në të zezë, pa të ardhme. Ti u vodhe shpresën!

Ti je pergjegjes qe Vlora ime e bukur po vdes dita dites pak nga pak! S’kane ngelur me te paafte dhe te korruptuar pa u vene ne krye te administratave.
Ti sot kërkon të helmosh vendin tim të dashur duke lënë një shteg ku Mafja të perfitoje! Ti sot nuk je me në shërbim të popullit! Ti sot voten time nuk e përfaqëson!

Unë nuk do rri duarkryq!

Unë Protestoj!

P.S: (Dergo Erionin te te fshij emrin nga koshat e Evropit…….)

Faleminderit
Eliza Kota
Bruxelles 30/09/2016./Albeu.com/
Shtuar më 01/10/2016, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori