Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Letonia mbështet Shqipërinë në marrjen e statusit
Pëlqej
Perspektiva europiane e Shqipërisë por edhe të rajonit në tërësi, ishte në fokus të takimit që kryeministri Edi Rama pati sot me Ministrin e Jashtëm të Letonisë, zotin Edgars Rinkevics i cili shprehu kënaqësinë dhe urimet e tij për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.

"Kryeministri Rama dhe Ministri i jashtëm letonez vlerësuan se fryma miqësore dhe bashkëpunuese karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe shprehën vullnetin e përbashkët të dy qeverive për konsolidimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen, si dhe për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit në sferën ekonomike dhe atë politike." thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga Kryeministria.

Në fjalën e tij ministri letonez vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në fusha të fusha të ndryshme, si dhe arritjet e saj në procesin e integrimit, duke theksuar se Letonia do të vazhdojë të mbështesë dhe përkrahë Shqipërinë në këtë rrugëtim. Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar që të ecë përpara me procesin e integrimit të vendit, duke përmbushur të gjitha detyrimet që i takojnë. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori