Leterme: E ardhmja e Shqiperise ne BE
Albeu.com
Kryeministri Berisha i cili ndodhet për një vizitë njëditore Belgjikë është takuar ditën e sotme homologun belg Yves Leterme. Në fjalën e tij kryeministri Leterme ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt ...... integrimit duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Leterme ka theksuar se Belgjika mbështet kandidaturën e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së në 2014-ën.
Të dy kryeministrat gjithashtu vlerësun marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Ndërkohë gjatë vizitës në Belgjikë Kryeministri Berisha është takaur me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve z. Andre Flahaut dhe zv/presidentin e Senatit z. Armand De Decker. Në përfundim të takimit Kryeministri Berisha ka firmosur në librin e artë të Parlamentit.
Shtuar më 29/07/2010, ora 16:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori