Leterme: Belgjika do te vazhdoje ta mbeshtese Kosoven
Albeu.com
Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe aspiratat e popullit të saj për të qenë sa më parë pjesë e integruar e familjes evropiane. Kështu është shprehur kryeministri i Belgjikës Yves Leterme në një takim me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.
“Belgjika do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe gjatë këtij mandati do të ketë prioritet edhe rajonin tuaj, e ardhmja e të cilit pa dyshim që është në Evropën e bashkuar”, theksoi Leterme. Ai gjithashtu premtoi se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Shtuar më 10/03/2010, ora 00:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori