Leterm: Belgjika e gatshme per bisedimet per emrin
Albeu.com
Kryeministri belg Iv Leterm, thotë se presidenca belge është e gatshme të bëjë përpjekje që bisedimet për kontestin e emrit mes Athinës dhe Shkupit të sjellin rezultate pozitive.
Ai thotë se palët në negociata kanë shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për ta mbyllur këtë çështje. "Ky nuk është optimizëm, ky është realitet. Edhe një herë theksoj se përgjegjësia kryesore u takon udhëheqësve politikë si nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ashtu edhe nga Greqia. Nga ana tjetër është emëruar edhe një amerikan si përfaqësues i kësaj çështjeje, e cila duhet te lehtësojë mundësinë për gjetjen e kompromisit të mundshëm.
Shtuar më 09/07/2010, ora 11:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori