Griezmann po kalon moment të vështirë te Barca, Simeone: Jam pa fjalë

Griezmann u fut në lojë tek në minutën e fundit, në barazimin 2:2 kundër ish-skuadrës së tij Atletico mbrëmë.

Një nënshkrim prej 120 milionë eurosh nga Los Colchoneros në fillim të sezonit, Griezmann mbërriti me shumë bujë por ka vuajtur maksimalisht – sidomos kohëve të fundit, ku po qëndron në stol.

Sulmusi francez ka shënuar tetë gola në La Liga dhe 14 në të gjitha kompeticionet, duke mos gjetur rrjetën që nga ndeshja me Napolin.

I pyetur për Griezmann, Simeone i tha Movistar: “Unë jam pa fjalë”.


Shtuar 1.07.2020 06:31