Letër për mamin: Më çmende, ku ta gjej atë dreq burri
Pëlqej
Po çmendem, jam 28 vjeç dhe mami më pyet çdo ditë se pse nuk po fejohem, më keq akoma pse nuk po martohem. Mundohem të anashkaloj ato shikimet e saj prej të nervozuare.

Pale kur ulem pranë saj për të pirë kafen e mëngjesit e fillon të më tregojë: Eh sa kërkesa kam pasur në moshën tënde moj vajzë, isha e bukur, e pastër, vishesha thjesht por shndërrinte rroba, kaloja e të gjithë më shihnin e më buzëqeshnin.

“ Kam pasur shumë raste por unë pranova babin tënd sepse ishte më simpatiku, më punë të mirë, me familje të mirë..Ehhh… unë kam qenë yll kurse ti je yll si unë, ke mundësi më shumë se unë të vishesh të dalësh, dhe nuk po më prezanton asnjë..çfarë problemi ke? Do që të flasin njerëzit e të thonë: Ja i mbeti vajza beqare? Vetëm ty të kam… gjej një burrë moj bijë se kështu e ka dhënë zoti, unë nuk do jem gjithë jetën me ty.. duhet të krijosh familjen tënde.

Sa herë më pyet i them se nuk kam gjetur njeriun e duhur..por përgjigjen e mamit e keni parasysh vetë…

Më pas më vijnë disa mendime, them se ajo ka të drejtë por unë nuk kam rënë në dashuri, ende nuk kam njohur dikë që të më plotësojë shpirtërisht.

Kam njohur disa por jam ndarë sepse kam kuptuar se nuk i dua. Dua një njeri të më japë siguri, të ketë një punë, një familje të mirë, një shtëpi ku të fus kokën..por edhe të jetë simpatik.

Nuk dua të martohem e më pas të dështoj, e të ndahem, edhe pse asnjëherë nuk i dihet.

Mendoj se kohët janë vështirësuar pretendimet janë rritur dhe ndoshta më pëlqen dhe pak pavarësia…në këto mendime dëgjoj një zë që flet gjithë kohën..është mami me moralin e saj..dhe unë që i them: Po mami do e gjej shumë shpejt, e ajo më pas më puth gjithë dashuri.

Nuk mundohem ti shpjegoj mamit se sot kohët kanë ndryshuar se e di që do më kundërshtojë por e di se realiteti është i tillë. Tani jam fiksuar edhe më shumë dhe po …e them që dua të gjej një burrë e të martohem, jo vetëm për vetë, por që të gëzoj dhe mamin. Hall më të madh nuk ka apo jo… /Tirana Post/
Shtuar më 22/09/2017, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori