“Rrezikon jetën çdo ditë”, spikerja shqiptare zbulon sakrificën e babit doktor (FOTO LAJM)

Njerëzit në të gjithë botën po kalojnë ditë të vështira dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të koronavirusit i cili po infekton me mijra njerëz nëpër shtete të ndryshme.

E në këto ditë të vështira, ata që gëzojnë respektin dhe falenderimet më të mëdha janë mjekët.

Pavarësisht rrezikut që i kanoset mjekët po punojnë dhe angazhohen më shumë se çdo herë në misionin e tyre.

Edhe babi i spikeres shqiptare, Iva Kalemi, Ibrahim Kalemi është mjek prej 40 vitesh në Rrogozhinë.

Siç zbulon Iva nëpërmjet Instagramit edhe pse me sëmundjet e moshës, doktori 67 vjçar refuzon të lërë detyrën në këto ditë për të qenë më i sigurt duke rrezikuar sipas spikeres edhe jetën e tij./albeu.com/


Shtuar 12.03.2020 15:39