Leskaj zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së KiE
Valentina Leskaj është zgjedhur zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

"Në hapje të sesionit dimëror, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), sot ka zhvilluar zgjedhjet për President dhe Zëvendëspresident të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në këto zgjedhje, zonja Valentina Leskaj është zgjedhur Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Asambleja Parlamentare e KiE përbëhet nga 47 vende anëtare që përfaqësohen nga 642 deputetë gjithsej", theksohet në një njoftim të PS. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2015, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori