A është rritur rrezatimi në termocentralin bërthamor të kapur nga rusët? Flet stafi: Ka dëmtime të shumta në rrjet

Stafi në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, i cili u pushtua nga forcat ruse pas një zjarri që shpërtheu të premten, thotë se nivelet e rrezatimit në rajon duken normale.

“Aktualisht, personeli që ndjek ZNPP monitoron gjendjen e njësive të energjisë dhe kontrollon funksionimin e tyre,” tha Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës në një deklaratë të shtunën, shkruan CNN.

“Asnjë ndryshim në statusin e rrezatimit në rajonin e Zaporizhzhia nuk është zbuluar, sfondi i rrezatimit gama është brenda kufijve normalë.”

Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor tha gjithashtu se furnizimi me ngrohje dhe ujë të ngrohtë në qytetin Enerhodar, ku ndodhet termocentrali, është ndërprerë “për shkak të një dëmtimi në rrjetin lidhës të ngrohjes, i cili është rezultat i luftimeve të ashpra midis mbrojtësve të centralit dhe të forcave ruse”.

“Riparimet janë duke u zhvilluar, por puna është e ndërlikuar nga dëmtimet e shumta të rrjetit të ngrohjes”, tha organi rregullator.

 


Shtuar 5.03.2022 09:44