Leskaj në Poloni, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Tre vjet pas përfundimit të marrëveshjes, KLSH nënshkruan sërish një dokument bashkëpunimi me homologun e saj Polak. Kreu i KLSH-së,Bujar Leskaj ka qenë në Varshavë ku është takuar me presidentin e Zyrës Polake të Auditimit Suprem, Jacek Jazierski.

I pranishëm në takim ishte dhe ambasadori shqiptar në Poloni, Florent Çeliku. Nëpërmjet mbështetjes së parashikuar në marrëveshje, KLSH dhe Zyra e Auditimit Suprem e Polonisë do të shkëmbejnë eksperiencë në veprimtarinë e tyre audituese. Në fillim të korrikut 2012, një grup prej 10-15 audituesish nga KLSH do të trajnohen për auditimin e performancës në Qendrën e Trajnimeve të NIK në Poloni, ndërsa në shtator ekspertë të metodologjisë anti-korrupsion në institucionin polakauditimit priten të vijnë për një aktivitet të përbashkët në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori