Kreu i Partisë Lidhja Demokristiane Nikollë
Lesi ka vlerësuar ofertën e bërë sot nga Partia Demokratike mndërsa ka deklaruar se ai do të shyrtojë
ofertat e bërë ngy dy forcat më të mëdha në vend.
“Në cilësin e
kryetarit të LDK erdha në PD dhe dëgjova ofertën dhe në orën 18:00 është mbledhja e kryesisë së partisë sonë, në të cilën do të paraqes ofertën e PD. Është ofertë e shkëlqyer dhe demokristianët do të jenë të përfaqësuar këtë radhë në parlament”tha ai.
Duke iu referuar takimit me zotin Rama,
Lesi tha se si
ofertat e PS ashtu edhe kjo e PD do të kalojnë në sitën e kryesisë, ndërsa në cilësinë e
kryetarit të LDK ai deklaroi votën pro mbetjes në koalicionin e djathtë.
“Unë jam takuar me zotin Rama dhe oferta e PS u shqyrtua nga kryesia e LDK dhe sot bashkë me atë të PD do të shqyrtohen dhe do të dilet në përfundime, megjithatë për mua me rëndësi është që të ngelemi me këtë koalicion pasi janë forca që ecin përpara. Pra vota ime do jetë pro ofertës së PD dhe si kryetar ka jo pak rëndësi” deklaroi
Lesi. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013,
ora 16:38