Basha e kërcënoi me burg, Lleshaj thotë se kreu i opozitës është një i pandehur i shumëfishtë
Pas deklaratës për media të kreut të partisë Demokratike Lulzim Bashës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë me anë të një postimi në Facebook.

LLeshaj shprehet se është Basha ai që po hedh zjarr e kërvcënime kundër shkollave, zgjedhjeve dhe policisë.

Sipas tij natën bëhët guerrilas e ditën prokuror duke mbyllur fjalën se shpreh keqardhje për gjithë këtë degradim.

Postimi i plotë

Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, policisë etj.
Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin.

Shtuar më 20/06/2019, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori