Lënia e mandatit nga ministrat, KQZ zgjedh sot deputetët e PS-së
Pëlqej
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot rreth orës 11:00, për të përcaktuar katër deputetët e rinj të Partisë Socialiste pas lënies së mandatit nga ana e katër ministrave të qeverisë Rama.

Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, atë të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati , Ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe ministren për Marrëdhëniet me Kuvendin, Ermonela Felaj, të cilët dorëzuan katër ditë më parë mandatin e deputetit.


“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatitdeputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të Ditmir Bushatit".

Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatitdeputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të Saimir Tahirit".

Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatitdeputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të Damian Gjiknurit".
Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatitdeputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Ermonela Felajt” thuhet ne njfotimin e KQZ. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori