Një punonjës i OSHEE-së ka mbetur i plagosur sot gjatë punimeve për riparimin e një defekti në
kabinën elektrike në zonën e
Yzberishtit, në Tiranë.
Mësohet se ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet edhe aktualisht, jashtë rrezikut për jetën.
Sa i përket
defektit, janë djegur automatet në një kabinë private.
Për pasojë ka mbetur pa energji
elektrike pjesërisht Unaza e Re dhe një pjesë e
Yzberishtit.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 20:33