Lëndohen dy minatorë në Bulqizë, dërgohen me helikopter në Tiranë
Ditën e sotme, në zonën e Bulqizës, një burim për Top Channel bënë me dije se, gjatë punimeve në minierën e kromit dy shtetas janë lënduar.

minierën e kromit në zonën e Bulqizës, dyshohet se gjatë punës në galeri janë dëmtuar shtetasit A.S, dhe Sh.S.

Shtetasit janë dërguar me helikopter, për të marrë ndihmën e parë mjekësore në Tiranë, dhe nga burime të brendshme bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 23/07/2019, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori