"Lëndë helmues ndaj gazetarëve", deputetja reagon për protestën
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi me anë të një statusi në profilin e saj të Facebook-ut, ka reaguar për vendimin e Gardës që gazetarët duhet të paisen me maska kundër gazit.

Vokshi thotë se qeveria është duke bërë një “plan masash” dhe e pranon vetë se do të përdorë lëndë helmuese luftarake.

Ndër të tjera, deputetja e PD-së shkruan se nëse gazetarët përdorin kundragaz ditën e nesërme në proteste nuk mund të flitet më për demokraci dhe media të lirë.


Statusi i plotë

URDHËRI LLESHAJT: GAZETARËT ME KUNDRAGAZ!!!

#Qeveria “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve

Në atë vend ku #qeveria pranon vetë se do përdorë lëndë helmuese luftarake kundër gazetarëve, nuk mund të flitet më për #demokraci dhe #media të lirë.

Në epokën digjitale, mjetet e punës së #Gazetarëve janë celulari, stilolapsi, mikrofoni.

Nuk e di në cilin vend të lirë #gazetarët pajisen dhe me #kundragaz?!

Këto janë shenja që kjo #qeveri e bërë palë me krimin është po #vetëfundoset!
Shtuar më 20/02/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori