Dolën kundër hapjes së garës për kryetar të PD, Basha ulet dhe diskuton veçmas me Sulën dhe Korreshin

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha pas prononcimit për media para Kuvendit, është future në sallë dhe ështrë takuar me disa deputetë, mes tyre dhe Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën, të cilët dolën kundër propozimit të shumicës së Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD më 29 korrik.

Gjatë bisedës, mësohet se Basha ka kërkuar që bisedën për këtë çështje të mos e zhvillojnë në sallën e seancave, por në një mjedis privat në Kuvend.

Fillimisht është larguar Korreshi e më pas Sula, ndërsa Basha pasi ka qëndruar pak momente me Andia Ullirin është larguar edhe ai për t’u takuar në një nga zyrat e tjera të Kuvendit.

Balkanweb ka fiksuar edhe një foto kur Basha ishte përballë deputetit Sula, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe Korreshi dhe Arbi Agalliu, sekretari i grupit parlamentar demokrat.


Shtuar 8.06.2023 13:03