E BUJSHME/ CR7-Real Madrid mund të ribashkohen

Gjatë merkatos së verës mund të kemi një transferim të bujshëm. Rrugët e Cristiano Ronaldos dhe Real Madrid mund të ribashkohën sërish.

Madrilenët kanë arritur marrëveshjen me Kylian Mbappen që gjatë merkatës së verës të kalonte në “Santiago Barnabeu”. Nuk mbaron me kaq, një raportim  nga “El Nacional” ka bërë që të gjithë tifozët madrilenë të ëndërrojnë, për të parë idhullin e tyre të luajë përsëri me Realin.

“El Nacional” raporton se Florentino Perez nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të CR7 në “Santiago Bernabeu“, me “Los Blancos” që kërkojnë të përfitojnë nga situata ku CR7 nuk është edhe shumë i lumtur te skuadra angleze e Manchester United.

Këtë sezon me ‘djajtë’, ylli portugez ka shënuar 14 gola në 24 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ku ka marrë pjesë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.02.2022 10:24