Mbledhja e qeverisë/ Nga 2024 bizneset detyrim punësimin e personave me aftësi të kufizuar

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për shtyp, njoftoi vendimet e qeverisë ku është vendosur me ligj që çdo biznes që ka një numër të konsiderueshëm punonjësish do duhet t’i japë mundësinë edhe personave me aftësi të kufizuara.

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në ligjin për nxitjen e punësimit. Kjo VKM e miratuar ditën e sotme detyron të gjitha bizneset private që të punësojnë persona me aftësi të kufizuar.

“Miratuam një ndryshim një ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e barazisë për çështjet sociale. Lidhet me fondin social të punësimit, të gjithë bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuar. Kjo bëhet fjalë për të gjithë punëdhënësit që kanë numra të lartë punësuarish. Do japim një procedurë, që do jetë aktive që nga janari 2024. Do i japim kohë administratës tatimore qoftë bizneseve që zbatimin e këtij ligji. Do duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ose të paguajnë me kontribute sa paga minimale për çdo person që nuk marrin në punë persona me aftësi të kufizuar”, tha Ibrahimaj.

/albeu.com.


Shtuar 13.03.2023 13:38