Lëkundet sërish Shqipëria, tjetër tërmet 4.3 ballë i shkallës rihter (FOTO LAJM)

Prej ditësh Shqipëria ka vuajtur nga lëkundjet e forta të tërmetit pas datës 26 nëntor, ditën kur tërmeti mori 51 jetë.

Një tjetër tërmet ka rënë në Shqipëri mbrëmjen e sotme dhe magnituda ka qenë 4.3 e shkallës rihter dhe mësohet se epiqendra e tij ka qenë 7 kilometra larg Rrogozhinës dhe 37 kilometra larg Tiranës.

Lëkundjet e tij kanë qenë të lehta dhe aspak shqetësuese pasi ka zgjatur për shumë pak sekonda. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2019, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori