"Leksi i druve" u ndoq nga një makinë teksa dërgohej në spital, detaje nga atentati në Lezhë
Detaje të reja zbardhen nga atentati e dështuar ditën e djeshme në Lezhë ndaj 42-vjeçarit,
Aleksandër Doda, i njohur si “Leksi i druve”.
Bëhet me dije se
Aleksandër Deda gjate
udhëtimit me makinën e tij është përballur me një breshëri plumbash që vinin nga një automjet tip Audi.
Pas të shtënave ai mori plagë në gjoks dhe menjëherë ka shkuar në Spitalin e
Lezhës, por gjatë
udhëtimit ai është ndjekur nga një tjetër mjet. Ndërkohë
Deda i ka bërë telefonata disa të afërmve, të tij duke iu treguar se çfarë i kishte ndodhur.
I plagosur ai ka mundur te përshkojë distancën afro 15km deri afër spitalit, kohe ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku.
Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të
Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë si dhe ka arrestuar disa persona të dyshuar lidhur me ngjarjen në fjalë.
Pak pas plagosjes, është gjetur një makinë e djegur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Pllanë, pranë urës së Matit. Dinamika e ngjarjes çon në dyshimin se kemi të bëjmë me një atentat, ndaj 42-vjeçarit.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 10:24