Lekë në këmbim të notës kaluese, "arrest me burg" për pedagogun
Pëlqej
Referuar arrestimit të pedagogut i cili u kap teksa i merrte lekë një studenteje në këmbim të një note kaluese, Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg".

Bëhet fjalë për pedagogun e universitetit “Eqerem Çabej”, Hamid Ismailati, i cili akuzohet se i ka marrë 10 mijë lekë të reja një studenteje, në këmbim të notës kaluese në provimin e vjeshtës.

Prokurori Julian Kafka kërkoi “arrest me burg”, kërkesë e cila u aprovua nga gjyqtarja Mirela Kore. Ndërkaq, avokati i të pandehurit e ka cilësuar arrestimin të paligjshëm.

Kujtojmë këtu se pedagogu i Infermierisë në Universitetin e Gjirokastrës, u arrestua të premten e javës së shkuar për mitmarrje. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2014, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori