Leka Zogu pas takimit me Presidentit Rugova porositi të vazhdohet në rrugën e pavarësisë
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova prt sot Naltmadhninë e Tij mbretin Leka Zogu i Parë, i cili prej dje ndodhet për një vizitë të shkurtër në Kosovë.Në këtë takim u bisedua për zhvillimet aktuale të cilat u vlerësuan pozitivisht.
Naltmadhnia e Tij Leka Zogu tha se është hera e dytë që vjen në Kosovë dhe se kishte vërejtur ndryshime dhe progres në Kosovë, duke porositur që të vazhdohet në rrugën e pavarësisë.
"Në këto dy vjet kam parë një ndryshim dhe një ecje përpara të Kosovës... Keni bërë mrekullinë dhe vazhdoni të bëni. Vendimi juaj për pavarësinë është i drejtë dhe është ajo që duhet të jetë", u shpreh shkurt pas takimit Leka Zogu i Parë.
Presidenti Rugova, pasi shprehu kënaqësinë që takon përsëri sot Naltmadhninë e tij, mbretin Leka i Parë, e falënderoi për dëshirën që ka shfaqur për të ardhur përsëri në Kosovë.
Duke folur për zvillimet në Kosovë, Presidenti Rugova tha se institucionet e vendit, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, janë përqëndruar në vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së përgjithshme në Kosovë. Kjo është rruga ndërkombëtare, konstatoi Presidenti, që të bisedohet pastaj për pavarësinë.
"Ndërsa unë në të njëjtën kohë dëshiroj që pavarësia e Kosovë të njihet drejtpërdrejt nga SHBA të, Unioni Evropian dhe që të jemi anëtarë të UE-së dhe NATO s dhe në miqësi permanente me SHBA të", theksoi Presidenti Rugova.
Ai gjendjen e përgjithshme në Kosovë e vlerësoi stabile, kurse për atë të sigurisë tha se është më e mirë. Institucionet janë të preokupuara me objektivat e zhvillimit ekonomik të vendit, por ato përsëri lidhen me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, tha Presidenti Rugova, dhe theksoi përkushtimin që "qytetarët dhe populli i Kosovë të ketë një jetë më të mirë dhe më të lumtur".
Naltmadhnia e Tij Leka Zogu është takuar edhe me kryeparlamentarin Nexhat Daci. QIK
Shtuar më 30/06/2005, ora 00:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori