Leka I Zogu tërhiqet nga jeta politike partiake
Pëlqej
Albeu.com
Leka I Zogu, deklaron se në shërbim të interesave më të larta të Atdheut dhe të Kombit Shqiptar, si dhe në shërbim të traditës shtetërore shqiptare, tërhiqet nga jeta politike partiake.NMT (Naltmadhnia e Tij) Leka I Zogu, duke vlerësuar situatën aktuale politike, deklaron se në shërbim të interesave më të larta të Atdheut dhe të Kombit Shqiptar, si dhe në shërbim të traditës shtetërore shqiptare, tërhiqet nga jeta politike partiake, për t'u kthyer në qëndrimin e natyrshëm të Familjes Mbretërore Shqiptare, e cila qëndron jashtë palëve dhe partive politike.
Kjo ka shërbyer dhe do të shërbejë gjithmonë për të mbrojtur interesat e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike, thuhet në një deklaratë të Oborrit Mbretëror.
Ky qëndrim është në të njëjtin traditë edhe me Familjet Mbretërore Europiane.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të vazhdojë misionin e saj për të cilin u themelua dhe do të drejtohet politikisht nga organet e zgjedhura prej Asamblesë Kombëtare të LZHK së, thuhet në një deklaratë të Oborrit Mbretëror Shqiptar të nënshkruar nga shefi i Zyrës Fluturak Gërmenji. Qik
Shtuar më 03/02/2006, ora 17:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori