Lejuan të kalojë makina me drogë, në pranga dy policë
SHÇBA arreston 2 punonjës të Policisë në Pikën KufitareKapshticës për shpërdorim detyre

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Korçë, arrestuan 2 punonjësit e Policisë në Pikën KufitareKapshticës, Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.

Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke.

Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 02/03/2018, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori