Lejohet qarkullimi me kolaudim të skaduar, çfarë ndodh në mungesë të siguracionit (FOTO LAJM)

Drejtoria e Policisë Rrugore ka vendosur të lejojë qarkullimin e të gjitha mjeteve të cilave u ka mbaruar kolauimi, apo thënë ndryshe afati i kontrollit teknik.

Me vëtë vendim, lejohet të lëvizë çdo mjet që ka autorizim edhe nëse i ka skaduar afati i kontrollit teknik, megjithatë nuk do të tolerohet askush pa siguracion.

Rrjedhimisht, çdokush që ka një siguracionskaduar duhet ta rinovojë atë, ndërsa deri në përfundimin e krizës së koronavirusit policia nuk do të nxjerrë probleme për kontrollin teknik.
Shtuar më 10/04/2020, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori