Lehtësohen procedurat, ja mund paguani nëse ju bllokon rrotën Policia Bashkiake e Tiranës
Policia Bashkiake ka lehtësuar procedurat për qytetarët për të kryer pagesat për kundërvajtjet rrugore në qytetin e Tiranës, kryesisht për parkim të gabuara. Nga sot, është bërë i mundur unifikimi i gjobave të Policisë Bashkiake me atë të Policisë së Shtetit. Qytetarët do të kenë mundësi që të paguajnë në të njëjtin vend ku kryhen edhe pagesat e policisë së shtetit, duke shkurtuar kohë dhe në të njëjtën kohë duke rritur edhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Gjithashtu, kjo masë pritet që të sjellë edhe një reduktim të rasteve të vendosjes së bllokuesve të verdhë të makinave nga ana e Policisë Bashkiake, pasi pritet të ketë një rritje të qytetarëve të gatshëm që të shlyejnë detyrimet për shkak të shkeljeve që kanë bërë në qarkullimin rrugor.

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës në fushën e kontrollit dhe parandalimit të kundërvajtjeve rrugore, nga sot është e mundur që kundravajtjet rrugore të vendosura nga Policia Bashkiake të paguhen nëpërmjet degëve të institucioneve të mëposhtme:

Posta Shqiptare
Banka Credins
Veneto Banka
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)
Western Union
Easypay
Pay & Go
Kastrati
Shtuar më 01/02/2017, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori